Disiplinori, "grushte" Gramozit dhe Hodos
Ky ka qenë “grushti” i Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ndaj dhunës së ushtruar ndaj arbitrave në përfundim të takimit Gramozi-Vllaznia (1-1, java e 22-të e Kategorisë Superiore). Ndaj veprimit të dhunshëm të Hodos reagoi edhe ministri i Sporteve, Ferdinand Xhaferri, që kërkoi nga ana e tij kallëzim penal ndaj ndihmëstrajnerit të Gramozit.
Mesa duket, kjo nismë e ministrit ndikoi edhe në vendimin ekstrem të Komisionit të drejtuar nga juristi i njohur, Eno Bushi. Nga lojtarët ekipeve të elitës (Kategoria Superiore), Halim Begaj i Flamurtarit për goditje të kundërshtarit, Gentian Gjondedës së Kastriotit, u dënua me pesë ndeshje pezullim dhe një gjobë prej 100 mijë lekësh.