Diskriminohen nga homoseksualët
Homoseksualët janë një prej grupimeve që ankohen shpesh herë për diskriminim. Por, sipas mediave italiane, pjesë e diskriminimit në Siena këtë radhë kanë rënë heteroseksualët.
Shkak është bërë kërkesa e një grupi turistësh kanadezë, që kanë qenë homoseksualë. Këta të fundit kanë kërkuar që udhëheqësi i turit të tyre në qytetin Palio, të jetë homoseksual.
Për këtë arsye, në Siena kanë plasur debatet, teksa banorët shprehen se ky është një diskriminim i hapur.