Diskutim per shkrirjen e SHIU-t
E merkure 14 Nentor 2012 1646
KOMISIONI I LIGJEVE Opozita votoi kunder projektligjit qe shkrin agjencine e Sherbimit Informativ Ushtarak dhe e zevendeson ate me agjencine e inteligjences se mbrojtjes.
Drafti eshte hartuar para 2 viteve nga Ministria e Mbrojtjes me argumentin se Shqiperia perballet me nje realitet te ri ate te anetarit te NATO-s. Ish ministri i mbrojtjes Pandeli Majko ishte teper kritik me nenin e draftit qe drejtori i agjencise se inteligjences mund te jete edhe civil. Deputeti demokrat Gent Strazimiri u shpreh se dyshimet e ngritura nga te majtet nuk qendrojne pasi drafti eshte ne perputhje me standardet e vendeve te tjera te NATO-s. Ndryshimet e tjera ne ligjin per sherbimin inteligjent ushtarak caktojne se drejtori kufizohet ne mbajtjen e detyres me mandat 5 vjecardhe dekretohet nga Presidenti me propozim te ministrit te mbrojtjes dhe pelqim te kryeministrit.
Komente
Facebook