E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutime dhe prova

29/04/10 02:30

Banorët fillojnë të merren me provën e javës. Kështu Kika fillon të ndërtojë një televizor, ndërsa Miri e mban me muhabet duke thënë se sot do ta bëjë pushim dhe nesër do të vazhdojë të bëjë pjesën e tij të provës. edhe Domenika me Seldin fillojnë të bëjnë maska si provë javore. Jashtë Erioni bisedon me Klodin. Klodi i thotë që të mos acarohet, të ruajë qetësinë e tij, megjithse ka të drejtën të reagojë si të dojë dhe të veprojë si të dojë. Erioni i thotë se ai debat i bëri mirë realisht sepse po kuton shumë gjëra dhe mënyrën se si mendojnë të tjerët për të. Erioni i thotë se nga njëra anë është mirë që ai pas shumë javësh të tregojë në nominim se kush është tani që është në nominim dhe të vihet në dukje ajo që publiku mendon për të. kështu ata flasin për nominimet. Klodi thotë se nga njëra anë është mirë të jesh në nominim pavarsisht se do ti vinte keq nëse do të ishte nominuar nga Olta dhe nga Domi. Megjithatë ai thotë se edhe nominimi është pjesë e lojës dhe eleminimi po ashtu, kështu që nga njëra anë pak rëndësi ka se kush të nominon. Më pas edhe ata flasin për provën javore duke shkëmbyer ide për mënyrën se si do ta realizojnë këtë provë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›