E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dita Botërore e Fotografisë, çelet ekspozita “Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno”

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Dita Botërore e Fotografisë festohet çdo vit më 19 gusht, me synimin për të bërë homazhe për fotografët që kontribuan në fushët e fotografisë, dhe për të inkurajuar njerëzit që të merren me artin, sipas “The Economic Times”.

Fotografët gjithashtu bëjnë homazhe për pionierët e këtij arti që i frymëzuan ata të merren me fotografinë.

Francezët, Louis Daguerre dhe Joseph Nicephore Niepce zhvilluan procesin e parë fotografik në vitin 1837 që u quajt ‘Daguerreotype’.

Muzeu “Marubi”, si çdo vit më datë 19 gusht, feston celebrimin e artit të fotografisë përmes organizimit të ngjarjeve të ndryshme në Ditën Botërore të Fotografisë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se këtë vitit celebrimit të kësaj date i paraprin hapja e ekspozitës “Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno”.

Ekspozita hapet sot në orën 19:00.

Në historinë e fotografisë shqiptare përmendet fototeka “Marubi” në Shkodër, e cila përfshin fotografi të vjetra mbi 150 vjet, e të cilat ruhen ende edhe sot.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›