E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dita Botërore e Gjuhës Rome, aktivitete kulturore në Elbasan

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Dita Botërore e Gjuhës Rome u kremtua sot edhe në qytetin e Elbasanit.

Para ndërtesës së bashkisë u zhvillua një aktivitet në nderim të kësaj dite, e cila thekson rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës rome si pjesë e trashëgimisë sonë të përbashkët.

Elbasani përbëhet nga një komunitet i gjerë rom, i cili prej vitesh kontribuon në jetën shoqërore, kulturore dhe ekonomike të qytetit.

Bashkia Elbasan tha se, ka qenë gjithmonë e angazhuar në mbështetjen e projekteve dhe nismave që promovojnë përfshirjen sociale, diversitetin kulturor dhe ruajtjen e identitetit të këtij komuniteti.

Gjatë aktivitetit foli edhe mësuesi i gjuhës rome, Raxhi Rakipi, i cili theksoi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerën që gjuha ka në ruajtjen e identitetit dhe kulturës rome. Më pas u zhvilluan aktivitete kulturore me nxënës, që përmes fjalëve dhe shprehjeve në gjuhën rome përcollën mesazhe sensibilizuese për ruajtjen dhe promovimin e kësaj gjuhe.

Ky aktivitet u organizua me mbështetjen e Bashkisë Elbasan dhe në bashkëpunim me përfaqësues të komunitetit dhe organizatave rome në qytet. /j.p/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›