E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dita Botërore e Kryqit të Kuq, organizohet një ekspozitë me vizatime

Në Ditën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe, në Tiranë u zhvillua një ekspozitë me vizatime të fëmijëve të shkollave 9-vjeçare, ku ata kishin shprehur përceptimin e tyre për këtë shoqatë humanitare, ndër të parat të kësaj natyre në Shqipëri.

Përmes këtij aktiviteti, që u organizua në instalacionin Reja, Kryqi i Kuq shqiptar synon të nxisë humanizmin në shoqërinë tonë.

8 Maji, Dita Botërore e Kryqit të Kuq është njëkohësisht ditëlindja e Jean-Henry Dunant, i cili ishte themeluesi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe fituesi i Çmimit të parë Nobel për Paqe.

Gazetare: Albana Agolli

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›