Dita Botërore e Kursimeve 2023, shqiptarët i orientuan depozitat drejt monedhës Euro

Kursimet e shqiptarëve po orientohen drejt valutës Euro, ku prurjet e emigrantëve, të ardhurat nga turizmi si dhe konvertimi i një pjese të kursimeve nga Leku ne Euro, bënë që depozitat ne monedhën europiane të shënojnë një rritje rekord në fund të stinës së verës.
Kursimet në euro prekën nivelin e 7.1 miliardë eurove, me një rritje vjetore prej 16.5%.
E njëjta gjë s’mund të thuhet për lekun.
Në fund të muajit gushtit, depozitat në Lekë zbritën në 540 miliardë, me një rënie prej 0.9%, krahasuar me një viti më parë, ose 5 miliardë lekë më pak.
Aftësia e individëve për të kursyer ka qenë e lidhur ngushtësisht me faktin se një pjesë e depozitave në lekë po konvertohen në euro, për shkak të normës së favorshme të këmbimit.
Ndërkohë që aftësia për të kursyer ka qene e lidhur ngushtësisht me ecurinë e çmimeve në raport me të ardhurat e individëve.
Gazetar: Omer Saraçi
/rtsh.al/