Dita Boterore e ndergjegjesimit per autizmin
Në ditën ndërkombëtare të sensibilizimit për autizmin përfaqësuësit e Agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” u angazhuan për të siguruar mundësi të barabarta për përfshirje në shoqëri të individëve të prekur nga autizmi.
Vetëm dekadën e fundit autizmi është rritur me përmasa epidemike. 78% krahasuar me atë më parë. Ky çrregullim e gjen sot shoqërinë më të shqetësuar për pasojat që ka shfaqur në jetët e individëve të prekur dhe familjeve të tyre.
Fondacioni Fëmijët Shqiptarë dhe Agjencitë e Organizatave të Kombeve të Bashkuara që operojnë në Shqipëri, kanë zgjedhur që në ditën ndërkombëtare të ndërgjegjesimin për autizmin, të promovojnë së bashku rezolutën mbi autizmin.
Pozicioni i Shqipërisë në këtë drejtim, falë përpjekjeve të fondacionit Fëmijët Shqiptarë në këndvështrimin e përfaqesuesit te UNICEF po lëviz përpara.
“Ne kemi nevojë për mё shumё profesionistё tё shёndetit - mjekë dhe infermierë - me njohuri më të madhe në lidhje me identifikimin e autizmit, këshilla të duhura profesionale dhe referimin e duhur. Dhe më lejoni të theksoj, diagnostikimi i hershëm është çelësi. Me Fondacionin e Fëmijëve, Shqipëria ka një burim në dispozicion të cilën ajo duhet ta vendosi në përdorim të mirë ”.
Përfaqësuësit e Agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri u angazhuan për të vënë në lëvizje mekanzimat e duhura, të cilët do të mundësojnë veprime të koordinuara ndërkombëtarisht në drejtim të qasjes se problematikave që sjell ky çrregullim si dhe të sigurimit të mundësive të barabarta për përfshirje dhe pjesëmarrje në shoqëri të individëve të prekur prej tij.