E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dita Ndërkombëtare e Autizmit, presidenca ‘ndriçohet’ blu/ Begaj: Mundësi të barabarta dhe gjithëpërfshirje për personat me autizëm

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi autizmin, bëri apel për më shumë ndihmë dhe mbështetje ndaj personave me autizëm për gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta.

Kreu i Shtetit u shpreh se nevojitet më shumë dialog dhe bashkërendim i punës së institucioneve përgjegjëse për politika që i ndihmojnë ata. Presidenti Begaj theksoi, gjithashtu, se shoqëria duhet të mbështesë më shumë prindërit e fëmijëve me autizëm për të hequr pengesat që hasin, si dhe për të krijuar një mjedis pranues e pozitiv, ku ndihma të jetë fokusi kryesor.

Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë iu bashkua këtë 2 prill institucioneve në mbarë botën që ndriçohen me blu, ngjyrën simbol të kësaj ditë ndërgjegjësuese.

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›