Dita Ndërkombëtare e Gruas, Rama u dhuron trëndafila zonjave: Nuk ka lule që ua merr nurin

Kreu i qeverisë Edi Rama ka uruar gratë dhe nënat shqiptare për 8 mars dhe gjithë zonjat nëpër botë.
Ai ka shpërndarë një video në Facebook ku shfaqet duke u dhuruar lule disa zonjave.
“MIRËMËNGJES dhe me ditën e 8 Marsit që të kujton se nuk ka lule që ua merr nurin, grave të sakrificës, dhembshurisë e dashurisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama bashkangjitur videos së publikuar.