E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita botërore e gjakut, Vasili: Shqiptarët dhurues vullnetarë të gjakut

Me rastin e ditës botërore të dhurimit të gjakut, Ministria e Shëndetësisë ka nisur një fushatë sensibilizuese për rritjen e dhuruesve vullnetarë të gjakut. Në një konferencë për shtyp, ministri i shëndetësisë Petrit Vasili theksoi se këtë vit motoja e fushatës sensibilizuese është “Çdo dhurues është një hero”.
 

"Jemi së bashku për të lancuar publikisht një seri aktivitetesh të cilat do të zhvillohen nën shenjë për dhurimin e gjakut por për ta konsideruar dhe konceptuar këtë fusharë si një seri aktiviteteshë që dalin nga kuadri i një dite të vetme dhe për t`i dhënë dhurimit të gjakur dimensionin që ai kërkon. Motoja ka një simbolik të veçantë, e cila është konsideruar si shumë e gjetur dhe është “ Çdo dhurues është një hero” pasi ne vlerësojmë si të tillë ata të cilët shpëtojnë jetë njeriu” shtoi Vasili.
 

Minisitri i Shëndetësisë tha se tashmë kemi një përmbysje të raporteve të dhurimit të gjakut në krahasim me disa vite më parë në Shqipëri. “Pjesa më e madhe e gjakut sigurohet nga vullnetarët. Më parë ka qenë pjesa më e madhe nga dhurues me pagesë.”- tha ministri Vasili.

Në këtë mënyrë, vazhdoi Vasili e kemi kthyer Shqipërinë në një histori suksesi, sepse ky ndryshim rrënjësor raportesh ka qenë spektakolar, sipas tij, kjo ka ardhur edhe si pasojë e edukimit. “Nga 130 dhurues vullnetarë të rregullt janë 270 këtë vit. Janë 6000 dhurime gjaku. Nga 5 dhurime që kemi patur për 1000 banorë në 2006, sot kemi 8.7, një rritje thuajse në 60%”, theksoi ministri, duke shtuar se pavarësisht kësaj ritmi i dhurimeve duhet të rritet.

14 qershori është dita ndërkombëtare e dhurimit të gjakut, për nder të austrianit Karl Landsteiner I cili zbuloi grupet e gjakut tek njeriu. Me rastin e kësaj dite në gjithë botën organizohen aktivitete të ndryshme sensibilizuese në lidhje me dhurimin e gjakut, duke bërë që shumë jetë njerëzish të shpëtohen vetëm nga ky akt human.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›