E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Ka nisur në Tiranë protesta e 29-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët u mblodhën fillimisht sheshi ‘Skëndërbej’, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, teksa nuk mungon thirrja simbolizuese e këtyre tubimeve. “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Më herët, për herë të parë që nga fillimi i protestave, një prej anëtarëve të Grupit Koordinues, Përparim Gjeka, ka publikuar dhe ajo që mund të quhet, platforma politike e protestës, “vullneti popullor i shprehur në mënyrë direkte gjatë Protestave të Mëdha Kombëtare të Qershorit 2026, dha pëlqimin që të krijojë tre institucione të reja shoqërore për të garantuar ndryshimin e sistemit shoqëror politik dhe nisjen e një rendi të ri më përparimtar dhe popullzhvillues”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›