Dita e 30-te e greves se urise

Institucioni i Avokatit të Popullit e konsideron torturë ndërprejen me ilaçe dhe lëngje ndaj grevistëve të urisë. Përfaqësuesi i tij tha për mediat se të hënën avokati do t’i rekomandojë Prokurorisë kërkesën e fillimit të hetimit nën akuzën e torturës për policinë kryeqytetase.
“Heqja e lëngjeve është e paligjshme dhe është torturë. I bëjmë thirrje Prokurorisë të nisë hetimet për këtë vepër penale”, u shpreh Sotiraq Nushi, komisioner i Avokatit të Popullit.
Por policia ka reaguar pas kësaj deklarate duke mohuar t’i ketë ndërprerë ajo medikamentet dhe lëngjet, ndërsa sulmoi avokatin se ka futur në grevën e urisë ushqime. Policia e quajti grevën jo vetëm të paligjshme, por edhe me ndikime politike: “I bëjmë apel Avokatit të Popullit Greva e uriseMajko reagon ndaj akuzave të PD "Gjendja e grevistëve po degradon" Grevistët: Na morën edhe ilaçet që të respektojë integritetin e tij dhe të mos bjerë pre e manipulimeve të kësaj greve të paligjshme. Të kërkojë ndjesë për akuzat e pavërteta të ushtrimit të torturës apo keqtrajtimit të grevistëve nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu i bëjmë thirrje të heqë dorë nga furnitori me ushqime i atyre që pretendojnë se janë në grevë urie.”
Vetë grevistët akuzuan policinë dhe autoritet shëndetësore se kanë nxjerrë me forcë nga autoambulanca grevistin Agim Kollçaku, i cili donte të rikthehej në grevë pasi mori shërbim mjekësor: “E kanë nxjerrë me forcë nga ambulance që të lërë grevën e urisë. Nuk është veprim human, porn e jemi të qetë.”
Ndërkohë që Gjergj Ndreca ka deklaruar në lidhje me këto veprime se do të ndërmarrë një tjetër akt vetëflijimi nëse grevistët e urisë nuk do të lejohen pas shërbimit mjekësor t’i rikthehen grevës. Këtij tensioni i është shtuar edhe ai i denoncimit të koordinatorit Skënder Tufa, i cili shprehet se mbështetësit e grevistëve shtyhen dhe kërcënohen nga policia: “Policët shtyjnë të burgosurit politikë që na përkrahin. Nuk duam incidente, port a zgjidhim këtë çështje në mënyrë paqësore.”
Greva e urisë ka hyrë në ditën e 30-të të saj. Aktualisht në tendë ndodhen vetëm gjashtë prej ish të burgosurve, tre prej të cilëve janë në gjendje tejet të rënduar shëndetësore.