Dita e 63-të e protestës në kryeqytet, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqje dhe qeveri teknike

Ashtu siç ishte paralajmëruar, sot po mbahet në kryeqytet protesta e radhës, duke shënuar ditën e 63-të radhazi të tubimeve.
Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku nisën marshimin përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u stacionuar më pas përpara godinës së Kryeministrisë, ku edhe po mbahen fjalimet e radhës nga organizatorët dhe pjesëmarrësit.
Në qendër të këtij tubimi të vazhdueshëm mbeten kërkesat kryesore politike të protestuesve.
Sa i përket qëllimit të kësaj rezistence disaditore, organizatorët nënvizojnë se kërkesat e protestuesve vazhdojnë të jenë po ato: Dorëheqja e kryeministrit dhe formimi i një qeverie teknike.
/rtsh.al/