E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Sot mbushen 69 ditë me protesta të qytetarëve kundër qeverisë së Edi Ramës.

Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit, të cilin e akuzojnë për cenimin e zonave të mbrojtura si dhe për klientelizëm me ligjin për investitorët strategjikë.

Edhe këtë të premte grumbullimi i qytetarëve u bë në sheshin Skënderbej, për t’u zhvendosur më pas tek Kryeministria.

Tubimi pritet të mbyllet me marrshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›