Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe/ Begaj: Festojmë thesarin tonë më të çmuar, simbolin më të bukur të bashkimit kombëtar

Në 116-vjetorin e Kongresit të Manastirit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, takoi fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, nxënës të shkollës “Rilindja” në qytetin e Kavajës.
“Sot festojmë thesarin tonë më të çmuar, simbolin më të bukur të bashkimit kombëtar e qëndresës shqiptare: alfabetin e gjuhës sonë të bekuar. Dita Kombëtare e Alfabetit nuk është thjesht festa e shkronjave shqipe, por përkujtim i shekujve të qëndresës së gjuhës sonë në të shkuarën, mirënjohje për vlerat e bukurinë e saj në të tashmen dhe një zotim për ta çmuar e iu dedikuar në të ardhmen”, – theksoi Presidenti pasi i përgëzoi nxënësit për përpjekjen dhe paraqitjen dinjitoze që, siç u shpreh: “Na bën të besojmë se e ardhmja jonë do të jetë shumë herë më e mirë”.
Kreu i Shtetit shprehu besimin se ky konkurs kombëtar duhet të kthehet në një traditë të përvitshme, që ndër breza ne të vijojmë të ruajmë, si edhe të pasurojmë gjuhën tonë