E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dita e Çlirimit, Rohde: Gjermania është dhe do të mbetet ndër aleatët më të afërt të Kosovës

PRISHTINË, 12 qershor /ATSH/ Kosova shënoi sot, më 12 qershor 2024, 25-vjetorin e Ditës së Lirisë apo Çlirimit, kur trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas fushatës ajrore të aleancës veriatlantike kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka shkruar me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës dhe fillimit të vendosjes së misionit të NATO-s.

Diplomati gjerman ka kujtuar fjalët e ish-sekretarit britanik të NATO-s, George Robertson, i cili kishte thënë se qëllimi i ndërhyrjes së NATO-s ka qenë largimi i forcave të Millosheviqit, hyrja e NATO-s dhe kthimi i refugjatëve.

“Misioni ishte kompletuar”, citon Rohde fjalët e thëna nga Robertson më 1999. “Shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 është një histori suksesi”, ka shkruar Rohde.

Në fund ambasadori gjerman ka shkruar se Gjermania është dhe mbetet një nga aleatët më të afërt të Kosovës.

“Sot para 25 vitesh filloi misioni i KFOR-it të NATO-s. Për të cituar ish-Sekretarin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar/NATO-GS Lord Robertson: Qëllimi ishte largimi i forcave të Millosheviçit, hyrja e NATO-s dhe kthimi i refugjatëve. Misioni u krye. U shpall pavarësia e Kosovës në 2008 dhe është një histori suksesi. Gjermania është dhe mbetet ndër partnerët më të afërt të Kosovës”, shkruan Rohde.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›