Dita e Evropës, mesazhi i veçantë i kryeministrit Rama përmes një video

Kryeministri Edi Rama nisi ditën me një urim në Ditën e Evropës. Kreu i qeverisë ka zgjedhur si mesazh urimi vetëm një video në të cilën paraqiten mënyra sesi funksionon Bashkimi Evropian. Nga imazhet e videos shoqëruar me atë që cilësohet si himni i BE-së, tregohet se BE funksionin si një organizatë bashkëpunuese mes vendesh dhe mbështetëse për njëri-tjetrin. Ditën e Evropës e kanë uruar edhe presidenti Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.