Dita e Fëmijëve të Humbur, apel për ndihmë: Të skedohen trafikantët
Tiranë- Sot është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Humbur e në mbarë botën çdo 25 maj bëhet apel për ndihmë shtetërore e qytetare për kthimin e tyre në gjirin e familjes.
25 maji kujtohet edhe në vendin tonë. “ALO 116″, linjë këshillimi në kuadër të kësaj dite ka kërkuar të forcohen kërkimeve dhe të krijohet regjistri për trafikuesit, shfrytëzuesit dhe abuzuesit e fëmijëve.
Sipas “Alo 116″ deri më tani janë paraqitur 11 raste fëmijësh të humbur, ku vetëm 6 prej tyre janë gjetur, e për të tjerët vijojnë kërkimet.
Bleona Mata, Julian Çela e shumë të tjerë fëmijë rezultojnë ende të zhdukur në rrethana misterioze.
25 maji i fëmijëve të humbur
Gjithçka nisi në vitin 1983 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur Presidenti Ronald Regan, marrë shkak nga historia e fëmijës 6-vjeçar, Etan Patz që u zhduk nga shtëpia e tij në Nju Jork në 25 maj të vitit 1979.
Vogëlushi Patz u tha se është zhdukur teksa autobusi i shkollës po e kthente për në shtëpi. Çështja e fëmijëve të zhdukur mori një vëmendje të madhe mediatike, teksa fotografitë e vogëlushit shpërndaheshin në mbarë botën.
Opinioni publik nisi të bëhej më i ndjeshëm ndaj fenomenit dhe në 1982-shin kur disa fëmijë u gjendjen në pellgje e liqene në Gjeorgji 25 maji cilëoshet si Dita e Fëmijëve të Zhdukur.