Dita e Flamurit në Kosovë
Edhe në Kosovë sot po kremtohet 28 nëntori, dita e pavarësisë së Shqipërisë që atje shënohet si festë e flamurit kombëtarë. Njëkohësisht kjo ditë atje shënohet si përvjetor i paraqitjes së parë publike të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindje e komandantit të saj legjendar Adem Jashari.
Por kjo ditë nuk është pjesë e festave shtetërore të Kosovës. Me ligjet në fuqi kjo shënohet si ditë përkujtimore e shqiptarëve.
Ndonëse nuk ka pasur asnjë organizim institucional, festa e flamurit po shënohet me veprimtari të ndryshme kulturore të organizatave e forcave politike që nuk pajtohen me lënien e saj jashtë kalendarit të festave shtetërore të Kosovës.
Kjo
festë kremtohet për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së vendit
ndërsa përkon me 40 vjetorin e demonstratave të shqiptarëve të Kosovës
me kërkesat për avancimin e pozitës së Kosovës në federatën e
atëhershme jugosllave. Kërkesa për lejimin e përdorimit të flamurit
kombëtar shqiptarë ishte një nga kërkesat kryesore të demonstratave të
vitit 1968. //rd//