E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dita e Kujtesës/ Hasani: Të gjithë bashkë kundër antisemitizmit dhe çdo lloj diskriminimi

“Ndërtimi i një të ardhme tolerance”,  aktiviteti për Ditën e Kujtesës në  ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të  Holokaustit.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani  bëri thirrje për  veprime të përbashkëta  kundër antisemitizmit dhe çdo forme tjetër diskriminimi.

Ndërkohë u ndal dhe tek roli i Shqipërisë.

Ne aktivitetin e mbajtur me  rastin e  80-vjetorit te çlirimit të Aushvicit ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme theksoi se kujtimi i Holokaustit nuk është thjeshtë një akt ceremonial,  por thirrje për veprim me synimin që e keqja të mos përsëritet më kurrë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›