E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dita e Pavarësisë- Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e Shtëpisë së Bardhë: Nën presidentin Trump shpirti amerikan është rikthyer i guxishëm, krenar dhe i lirë

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, që përkujtohet çdo 4 korrik, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e Shtëpisë së Bardhë.  

Në mesazhin e saj, Shtëpia e Bardhë shkruan se SHBA nderon guximin e Etërve Themelues, “patriotët që krijuan lirinë tonë, dhe heronjtë që e kanë mbrojtur për 249 vjet”.

Mesazhi vijon më tej teksa thekson se me rikthimin e presidentit Trump, shpirti amerikan është rikthyer, i guximshëm, krenar dhe i lirë

“Nën presidentin Trump, shpirti amerikan është rikthyer,  i guximshëm, krenar dhe i lirë”, thuhet në postim, krahas një fotoje të Trump.

“Në këtë Ditë të Pavarësisë, nderojmë guximin e Etërve Themelues, patriotët që krijuan lirinë tonë, dhe heronjtë që e kanë mbrojtur për 249 vjet.

NËN PRESIDENTIN TRUMP, SHPIRTI AMERIKAN ËSHTË RIKTHYER — I GUXIMSHËM, KRENAR DHE I LIRË.

Gëzuar 4 Korrikun nga Shtëpia e Bardhë”, shkruhet në postim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›