E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Pavarësisë/ Presidenti Donald Trump uron Shqipërinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka uruar Shqipërinë për 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj.
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë stabilitetin rajonal, përballjen me organizatat kriminale ndërkombëtare dhe zgjerimin e mundësive dypalëshe të biznesit dhe tregtisë.
Ju uroj juve dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të gëzuar Pavarësie”, shpreh urimet Presidenti Donald Trump në telegramin e tij dërguar Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë, presidenti Begaj pohon se Shqipëria mbetet e  përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara mbi prioritetet tona të përbashkëta.

I am honored to convey President Trump’s greetings to Albanians on Independence Day.

Thank you, USA, and thank you @POTUS Donald J. Trump for the warm and positive messages on this important day.

Albania remains committed to working with the United States on our shared…

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) November 28, 2025

“Jam i nderuar të përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump për shqiptarët në Ditën e Pavarësisë. Faleminderit, SHBA, dhe faleminderit Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara mbi prioritetet tona të përbashkëta. Shqipëria ka qëndruar gjithmonë, dhe do të qëndrojë gjithmonë, krah Shteteve të Bashkuara. Zoti i bekoftë kombet dhe popujt tanë!”, shkruan Begaj/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›