Dita e Tokës, Begaj: Bashkë kundër plastikës, për një të ardhme më të pastër!

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, presidenti Bajram Begaj përcolli një mesazh për të nxitur qytetarët të përkujdesen për mjedisin ku jetojnë.
Me një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit bëri thirrje të mos qëndrojë askush indiferent përballë emergjencës së ndryshimeve klimatike.
“Çdo hap i vogël drejt zgjidhjeve të qëndrueshme, është një hap i madh për shëndetin e planetit tonë. Bashkë kundër plastikës, për një të ardhme më të pastër!” shkroi presidenti Begaj në Facebook.
/rtsh.al/