Dita e Verës, Noka dhe Bardhi: Kryeministri shmang vizitën në Elbasan sepse e di gjendjen ku e ka futur

Deputetët demokratë Flamur Noka e Gazment Bardhi kanë uruar qytetarët shqiptarë për Ditën e Verës. Demokratët zgjodhën të japin një mesazh nga qyteti i Elbasanit, ndërsa sulmuan qeverinë se ka zhytur në varfëri e mjerim qytetarët.
“Gëzuar gjithë shqiptarët. Jemi në Elbasan dhe do donim që shqiptarët të kishin kushte për të festuar, por Elbasani është i zhytur në varfëri e mjerim.
Kryeministri shmang vizitën në Elbasan sepse e di gjendjen ku e ka futur Elbasanin”, tha Noka.
Edhe demokrati Bardhi u uroi qytetarëve sa më shumë mbarësi, ndërsa shtoi se pas bashkimit me deputetët e “Rithemelimit”, Partia Demokratike do të ketë vetëm diell.
“Uroj qytetarët mbarësi dhe shëndet në këtë ditë të veçantë. Uroj shumë që dielli i sotëm të rrezatojë edhe në çdo familje shqiptare.
Pas bashkimit tashmë do ketë vetëm diell për PD-në”, u shpreh Bardhi.
/rtsh.al/