Dita e ahengut apo e gazepit
Iku dita e gazepit dhe erdhi dita e ahengut Me se fundi erdhi dita jone per te levizur te lire neper kasabane Evropiane. Itinerari eshte Athine-Rome-Vjene-Munih-Strasburg-Paris-Madrid-Lisbone.
Nuk na duhen shume pergatitje dhe nuk na duhen me as vizat. Si force zakoni na duhet te marrim nja dy pale nderresa dhe pak shume buke me vete me qellim qe te shtyjme disa dite. Forca e zakonit gjithashtu na shtyne qe te mendojme ta marrim perseri Greqine ne kembe per te kursyer bileten e autobusit.
Fatkeqesisht vetem kaq mund te kursejme sepse nuk mund ti biem detit me not dhe kasabase ne kembe. shte veshtire te gjejme paret per biletat sepse ne kemi qene ne agjerim per 70 vite.
Sipas rastit ne qytet disa nga ne do te nxjerrin nga muri ato pak kursime qe mund te kene hequr menjane per dite te veshtira disa te tjere do te shkojne te marrin borxh ne banka nese do te kene pasur fatin te kene pasur ndonje te familjes se punesuar ne administrate.
Nese nuk iu jep banka me siguri do te drejtohen andej nga komshia. Nese nuk del gje as nga komshia do ta bejne zemren gure dhe mund te shesin ndonje prone te trasheguar ose ndonje kujtim familjar.
Andej nga fshati punet jane me ndryshe. Shume do te shesin lopet sidomos tani qe cmimi i lopeve eshte rritur si pasoje e deklarates se ish-ministri Dritan Prifti i cili njoftoi per blerjen e 200 lopeve per arsye bamiresie. Te tjere mund te jene ne pritje nese del ndonje politikan tjeter per te blere ndonje tufe derrash ose kope gomaresh dhish e dhensh.
Me te mbaruar pazari do te nisen urgjent drejt agjencive te udhetimit te cilave thone se iu polli kokoshi pas liberalizimit te vizave. Pas blerjes se biletave disa do te nisen rrufeshem drejt kasabase kurse disa te tjere do te fillojne telefonatat me miqte dhe shoket pertej kufirit. Hasani ketej kufirit i bie telefonit te vellait te tij emigrant Kristos pertej kufirit ne Greqi.
Fatkeqesisht Hasani meson se Kristoja ka humbur punen pasi nje grup patriotesh te mberritur rishtas ne kasaba kishin pranuar te benin punen e Kristos per shume me pak evro. Por Kristoja nuk i humbet shpresat. Ai therret Hasanin qe ti bashkohet atij dhe te dy te perpiqen qe ta rifitojne vendin e punes duke e ulur edhe me teper pazarin e punes.
Perfundimisht Kristoja dhe Hasani ia arrijne qellimit. Fatkeqesisht shume shpejt ata kuptojne se me pagesen e re nuk jane ne gjendje te paguajne qirane e shtepise dhe ushqimet e muajit. Qe te dy mendojne seriozisht te kthehen ne fis cka do te thote qe ata do te kursenin leket duke fjetur guvave rreze pemeve ose ne ndonje barake te vjeter qe nuk perdorej me nga pronaret greke.
Tashme ajo do te varej nga Hasani dhe Kristoja nese ata do te ktheheshin ne fis apo do te ktheheshin ne Shqiperi. Historia e Hasanit dhe Kristos do te ndodhe ne Greqi pasi Greqia ka shkuar ne ate gjendje sa per disa euro me teper mund te nxjerre edhe te burgosurit nga burgu. Kjo mbase nuk ndodh ne lagjet e tjera te kasabase si ne Itali France e Gjermani.
Fatkeqesisht kjo do te thote qe ata patriote qe u nisen rrufeshem drejt kasabase se larget rrezikojne qe te kthehen mbrapsht ne origjine dhe te vajtojne borxhin dhine e vetme dhe lopen qe shiten tek Dritan Prifti.
Ja te dashur bashkatdhetaret e mi ky eshte liberalizimi i vizave per ju. Dhe kur flas per ju flas per ju qe sot e kesaj dite nuk keni pune te punoni dhe buke te hani.
Flas per ju qe jetoni varferine dhe shijoni urine. Flas per ju qe si ushqim te vetem keni propaganden qeveritare qe zhurmon ne veshet tuaj. Flas per ju qe politika dhe kjo qeveri nuk ka bere gje tjeter por ka mbjelle vetem urrejtje dhe skamje. Flas per ju qe gjithe jeten tuaj keni punuar me ndershmeri dhe perkushtim dhe qe ngahere keni qene viktima te babezise dhe grykesise se politikaneve tane diabolik.
Flase per ju qe dje ishit viktima te komunizmit dhe sot jeni viktima te neofashizmit pervers te kesaj qeverie. Flase per ju qe vuani cdo dite faktin kur shikoni femijet tuaj te rriten ne skamje dhe mjerim. Flas per ju qe nuk shikoni asnje shprese per nje te ardhme me te mire per pasardhesit tuaj.
Dje dolen te gjithe dhe pershendeten liberalizimin e vizave. E quajten dite te madhe dhe te bekuar. E vetmja gje qe nuk thane politikanet tane ishte fakti se liberalizimi i vizave nuk eshte per ju qe jetoni ne boten e skamjes dhe mjerimit. Liberalizimi i vizave nuk eshte per ju por per ata qe i liberalizuan.
Nga shtresa e vuajtur te vetmit perfitues nga ky liberalizim vizash jane ato pak familje qe deri me sot kane jetuar te ndara apo ata prinder qe do te kene rastin te vizitojne femijet e tyre ne emigrim. I quaj perfitues pasi nevoja e prindit per te pare femijen dhe nevoja e burrit per te qene bashke me gruan eshte e pacmuar. Une e kuptoj se disa mund te perfitojne nga liberalizimi i vizave ne aspektin e permbushjes se disa deshirave dhe kenaqesive.
Per shembull dikush ka deshire qe ti bjere kasabase kryq e terthore te beje pushimet ne plazhet e Ibizes te shijoje bukurite e kasabase te shijoje ambientet e kazinove dhe diskotekave apo dhe te darkoje tek restoranti Krokodil.
Nuk kam asgje perkundrejt ketyre bashkatdhetareve por une nuk po shkruaj per ata qe po iu jepet nje mundesi me shume per te shpenzuar parane dhe per ta nxjerre ate jashte nga Shqiperia.
Une po shkruaj dhe jam i shqetesuar per ata qe duan te fusin parane ne Shqiperi. A mendoni ju se permes liberalizimit te vizave ne do te mundim te fusim parane ne Shqiperi Absolutisht jo Ne veren e kaluar Kroacia hoqi regjimin e vizave per shtetasit e disa vendeve te huaja.
Si mendoni ju perse i hoqi vizat Kroacia Normalisht arsyeja e heqjes se vizave ishte qe te kishte fluks sa me te madh turistesh dhe rrjedhimisht fluks paraje. Te njejten impakt ka edhe liberalizimi i vizave. Qellimi i asaj nuk eshte te fuse parane ne Shqiperi por ta nxjerre ate prej ketej permes procedurave me te thjeshta.
Dikush mund te thote se edhe levizjet e prinderve drejt kasabase mund te sponsorizohen prej femijeve apo te aferme te tyre duke evituar keshtu daljen e parase nga vendi.
Por atehere lind pyetja Si rezultat i liberalizimit te vizave mos valle turizmi shqiptar do te pesoje nje goditje shume te forte pasi pjesa me e madhe e emigranteve do te preferonin me mire qe te sponsorizonin shkuarjen e familjareve te tyre ne vendet fqinje sesa ardhjen e tyre ne Shqiperi Ne te njejten linje mund te ngrihen edhe dhjetera pyetje te tjera.
Besoj se tashme e keni kuptuar se ata qe perfitojne me se shumti nga liberalizimi i vizave jane vendet pritese ku udhetaret shqiptare do te shpenzojne parate e tyre shtetet e huaja qe do te kene nje kontroll absolut mbi individet e huaj agjencite e udhetimit dhe ata shtetas shqiptare qe kane para per te shpenzuar ne plazhet ekzotike dhe kazinote luksoze.
Fatmiresisht nga liberalizimi i vizave perfitojne edhe disa familje qe deri me sot iu eshte privuar e drejta e bashkimit me pjesetaret e tjere te familjeve. Sa per individet e tjere te botes se biznesit dhe artit shtetet e huaja jane kujdesur vite me pare per te mbledhur parate e tyre.
Nga ana tjeter ata qe nuk perfitojne aspak ose qe humbasin nga liberalizimi i vizave pritet te jete turizmi biznesi dhe shtresat ne nevoje.
Pavaresisht analizes se mesiperme nuk mund te thuhet qe liberalizimi i vizave eshte nje fenomen negativ. Fundja cdo individ ka te drejten te levize i lire dhe te zgjedhe se ku do ta shpenzoje parane e tij.
Fatkeqesia jone e madhe eshte se ne nuk kemi ngritur nje sistem demokratik dhe ekonomik qe ndihmon biznesin dhe ekonomine ne teresi. Si rezultat ne do te shikojme qe paraja do te dale nga Shqiperia permes shume rrugesh te sapo hapura. Fatkeqesia me e madhe do te jete nese kjo gje do te shoqerohej me zvogelim te parase qe futet ne vend.
Ne nje treg te hapur dhe nen nje qeverisje si kjo e sotmja eshte e pamundur qe biznesi dhe turizmi Shqiptar te konkurroje me bizneset apo turizmin e vendeve te huaja duke nisur nga fqinjet tane Greqi dhe Itali.
Duke nxitur hapjen e gjithanshme te tregut dhe instalimin e nje regjimi autokratik apo antidemokratik si ai i djeshmi i Berishes dhe i Nanos dhe ky i sotmi i dyshes Berisha-Meta kancelarite e huaja do te bejne te mundur paralizimin e biznesit shqiptar dhe vjeljen e cdo qindarke te mundshme nga shtetasit shqiptar.
Kjo mund te beje qe Shqiperia nga nje shtet i papranuar ne union shume shpejt te kthehet ne nje satelit te unionit dhe te perdoret per interesa ekonomike te vendeve qe perbejne metropolin e unionit.
Mos harroni se qellimi i vendeve qe formuan dhe mbajne ne jete unionin nuk eshte te zevendesoje Nene Terezen por ti sherbejne interesave te shtetasve te tyre.
Ne kete realitet ne nuk ka mbetet gje tjeter por te ndertojme nje sistem demokratik efikas qe do ti sherbeje interesave te shtetasve te tij duke menjanuar gjithashtu impaktet dhe varesine negative nga jashte. Nje sistem demokratik efikas ben te mundur krijimin dhe zgjedhjen e nje qeverie qe perfaqeson dhe mbron vullnetin dhe interesat e shtetasve te saj.
Ne cdo cep te planetit nje qeveri qe vjen nga zgjedhje te manipuluara dhe te vjedhura nuk perfaqeson vullnetin dhe as nuk ka ne jete te mbroje interesat e popullit. Qeveri te tilla jane te predispozuara te shesin dhe perdhosin interesat e shtetasve qe ato perfaqesojne.
Ndaj tek demokracia dhe zgjedhjet demokratike qendron fuqia dhe fillon e ardhmja e nje populli. Ne kushtet qe ndodhet politika dhe shteti shqiptar liberalizimi i vizave nuk mund te konsiderohet domosdoshmerisht si fillimi i ahengut pasi ne disa raste ai mund te rezultoje te jete fillimi i gazepit.