Dita e dytë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Në ditën e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut (IHRFFA), u shfaqën filma në lokacione të ndryshme, disa prej të cilave në Qendrën për Hapje e Dialog (COD) si dhe në kinemanë “Maks Velo” në Laprakë.
Filmat u shfaqën për grupmoshën e nxënësve të gjimnazeve. Në COD, spektatorë ishin nxënës të shkollës “Petro Nini Luarasi” ku u shfaqën “00:04:47 Till…” dhe “Breaking Social”. Projeksioni u moderua nga lektorja e Akademisë “Marubi”, Bora Ylli, e cila bëri analizën e filmave.
Ishin gjithsej 11 filma që u shfaqën ditën e djeshme, tre prej të cilëve edhe në Akademinë e Sigurisë.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut zhvillohet në Shqipëri prej 19 vjetësh. Në edicionin e këtij viti janë përzgjedhur 41 filma nga vende të ndryshme të botës, por që i lidhin tema sensitive që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Tema e këtij viti është “Vepro gjelbër për të tashmen dhe për të ardhmen”. Filmat do të shfaqen në kinema të ndryshme të Tiranës deri më 21 shtator.
Akademia Marubi, Fotot nga Agim Dobi 1 nga 4/a.f/