E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e dyte e Konferences Kombetare e PS

Në ditën e dytë të Konferencës Kombëtare, socialistët kanë vijuar të prezantojnë ato që i quajtën “plagët e shoqërisë shqiptare”.

Në nisje të konferencës për programin “Rilindja”, paraditen e sotme u shfaq një video me rrugëzgjidhjet që do të japë PS-ja, ndërkohë që kreu socialist, Edi Rama u shpreh se: “Ne duam që njerëzit ta shohin, ta prekin, ta ndjejnë me sytë e parafytyrimit dhe me ndjeshmërinë e lartë që ka sot çdo shqiptar kur dëgjon politikanët të flasin, se cila do të jetë natyra e re e qeverisjes.

Ayala: Shqipëria ka nevojë të drejtohet nga PS

Konferenca është përshëndetur nga Luis Ayala, sekretari i Internacionales socialiste i cili ka theksuar se vlerat e socializmit na çojnë drejt një shteti të mirëqenies që kanë në bazë vlerat e solidaritetit. “Bota ka para ndryshime të shumta dhe gjatë 20 viteve të fundit edhe dramatike ndaj vlerat e social demokracisë sjellin vlerat që përfaqësojnë shumica sot. Ndaj jam këtu sot që angazhimi juaj, nënkupton shumë për gjithë socialistë në botë.

Në fakt doja t’ju thosha se lufta e socialistëve shqiptar është shumë e rëndësishme për 170 familje të partisë tonë që qeverisën vendet e tyre në mbarë kontinentin. Doja t’ju thosha dy gjëra të rëndësishme:

1. Arsyeja e parë është se gjatë 20 viteve të fundit në shumë vendeve të botës ka pasur një luftë thelbësore për të vendosur demokracinë, por lufta thelbësore është lufta për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndaj dhe lufta që ju betë do gjejë jehonë tek familja jonë e madhe. Në këtë luftë kemi qenë së bashku përkrah Edi Ramës dhe socialistëve shqiptarë sepse asgjë nuk do ketë më shumë se zgjedhje të lira dhe të ndershme.

2. Arsyeja e dytë është se në këto vende kemi arritur demokraci, por ajo që është e rëndësishme është se kemi arritur qeverisje të mirë që është e rëndësishme për popullin”, ka thënë Ayala. Sekretari i Internacionales Socialiste ka theksuar më tej se është i bindur se qeveria socialiste, që do të dalë pas 23 qershorit, do jetë në shërbim të popullit.

“Jemi në një kohë që kriza ka prekur shumë vende, ashtu edhe SHBA. Në fakt ka pasur origjinë dhe kjo krizë tek ato gjëra që ne i kemi kundërshtuar pasi është një betejë që kërkon rregullim, ne duhet të shpenzojmë më tepër për njerëzit. E kemi pasur zhvillimin tek ato qeveri që kanë pasur në drejtim parti sociale që kanë pasur në thelb ato që thatë dhe ju sot. Kjo është arsyeja pse për ne është e rëndësishme lufta juaj, pasi ne e ndjejmë se ju do bëni ato që thatë dje, të keni një qeveri të mirë dhe të pastër që i shërben popullit. Në fakt doja t’ju thosha se Shqipëria ka nevojë që PS ta drejtojë, ka nevojë për një qeverisje të përgjegjshme me institucionet e shëndosha, dhe që ti japë llogari çdo ditë qytetarëve të saj dhe ti japë vendit një kuptim. Në Kili kishim një shprehje: Gëzimi po vjen. Ajo çfarë shoh tek ju është se shoh një PS gati për të fituar, Edi Ramën për të marrë një qeveri të gatshme, dhe gëzimin tuaj. Ju uroj fitore në zgjedhjet që vijnë”, ka përfunduar ai.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›