E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e dytë e bisedimeve teknike Kosovë-Serbi në Bruksel

Vazhdojnë edhe sot në Bruksel bisedimet teknike mes Prishtinës dhe Beogradit për zbatimin e marrëveshjes së normalizimit të raporteve mes dy vendeve.

Zyra e Baroneshës Catherine Ashton nuk ka dhënë detaje se në çfarë formati do të vazhdoj dialogu, ndërsa sipas mediave  serbe, takimi i sotëm do të jetë në përbërje të plotë, në ndryshim nga ai i fundit I cili ishte vetëm në nivel ekspertësh.

Takimi i radhës në Bruksel, pritet të nxjerr në dritë edhe aspektet ligjore me të cilat do të mundësohet zbatimi i marrëveshjes parimore mbi 15 tema.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë bashkë me planin e zbatimit, pritet të dalë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.

Si rezultat i marrëveshjes së Brukselit, pritet të themelohet dhe bashkësia e komunave serbe, kompetencat e kësaj bashkësie thuhet se kërkojnë ndryshime në kornizën ligjore të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›