E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dita e dytë e mbledhjes së PS/ Nga programi për 11 majin te emrat për kandidatët për deputetë, zbardhen detajet çfarë po diskutohet

Në Pallatin e Brigadave në Tiranë është duke u zhvilluar mbledhja informale e qeverisë, e thirrur nga kryeministri Edi Rama.

Në ditën e dytë të mbledhjes, mësohet se po diskutohen strategjitë dhe programi elektoral për zgjedhjet e 11 majit.

Fokus i diskutimeve mbetet hartimi i një platforme që synon sigurimin e mandatit të katërt radhazi për PS-në, me projekte zhvillimore dhe objektivin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda dekadës.

Gjithashtu, drejtuesit politikë të qarqeve kanë dorëzuar emrat e propozuar për listat e deputetëve.

Raportohet se këto emra do të shqyrtohen në një mbledhje të posaçme të kryesisë së PS, që pritet të mbahet përpara afatit të 12 marsit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›