E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dita e fundit si President/ Meta poston foton me fëmijët nga zyra: Ishte nder dhe privilegj

Në ditën e tij të fundit si President, Ilir Meta ka publikuar një foto me fëmijët nga zyra dhe një mesazh për të gjithë shqiptarët.

“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë.
Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!”

Ditën e sotme Meta do t’i dorëzojë detyrën pasardhësit të tij, Bajram Begaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›