E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e gjashtë e protestës, blindohen me kompensatë dyert dhe dritaret e Ministrisë së Arsimit

Në ditën e gjashtë të protestës, pritet që protestuesit të mblidhen sërish, ndërsa në kuadër të masave paraprake për mbrojtjen e godinave institucionale, Ministria e Arsimit ka blinduar dyert dhe dritaret me kompensatë druri.

VIDEO- Blindohen me kompensatë dyert dhe dritaret e Ministrisë së Arsimit

Pamjet nga godina tregojnë se hyrjet dhe dritaret janë mbuluar me panele druri, në pritje të protestës së radhës. Masat e sigurisë vijnë pas përshkallëzimit të situatës gjatë ditës së djeshme, kur protestat u shoqëruan me përplasje të shumta mes policisë dhe demonstruesve përpara Kryeministrisë.

Bilanci i protestës së djeshme ishte 65 të lënduar, mes tyre efektivë policie, protestues dhe kalimtarë. Gjatë tensioneve u dogj një automjet në bulevard, ndërsa flakët iu vunë edhe godinës së ish-Hotel Dajtit dhe disa bizneseve private, duke shkaktuar dëme materiale.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›