E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e katërt e protestës/ Prishtinë, qytetarët kundërshtojnë vendimin e Speciales për ish-krerët e UÇK-së

PRISHTINË- Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në zemër të Prishtinës, në ditën e katërt të protestave kundër vendimit të Gjykatës Speciale, e cila dënoi me 81 vjet burg katër ish-krerët UÇK-së.

Protestuesit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit të shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Protesta po zhvillohet në sheshin e Prishtinës, ndërsa qytetarët kanë dalë me flamuj dhe pankarta në mbështetje të çlirimtarëve./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›