Dita e librit për fëmijë, minipanair për të vegjlit
Dita Ndërkombëtare e Librit është festuar edhe nga të vegjëlit shqiptarë. Fëmijët e kursit të letërsisë dhe gazetarisë, aktrimit, rrethit të koreografisë e muzikës ndërthurën me shumë ndjenjë leximin artistik, me meloditë dhe baletin duke dhuruar një spektakël për të pranishmit.
Drejtoresha e Qendrës për Fëmijë, Nilda Dako, bën me dije se bibliotekës së kësaj qëndre i mungojnë prej kohësh librat e rinj.
Sipas drejtoreshës së Qëndrës për Fëmijë, Nilda Dako, aktivitete të tilla afrojnë më shumë të vegjlit me librin. Në hollin e Teatrit u organizua edhe një minipanair me libra për të vegjlit.