E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e librit për fëmijë, tani miku më i mirë është interneti

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë dhe të Rinjë, triumfon interneti. Tashmë është fakt i njohur dhe i pakundërshtueshëm që zhvillimi i teknologjive ka larguar shumë të rinjë nga miku i vjetër, libri. Disa nga nxënësit me rezultate më të larta të klasës së 11-të të gjimnazit “Partizani” në kryeqytet pranojnë se kalojnë më shumë kohë përpara internetit, por kjo kohë ka qenë më e madhe kur ata ishin më të rinjë.
 

Për të lexuar libra jashtëshkollorë atyre u vjen në ndihmë edhe biblioteka e shkollës, ndërsa për ti blerë të rinjtë shprehen se ata kanë cmime të kripura.
 

Mësuesja e letërsisë, në gjimnazin “Partizani”, Aida Nepravishta, shprehet se dashuria për librin lind në moshë të re.
Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë dhe të Rinjë është vendosur në ditën e lindjes së shkrimtarit të njohur Danez Andersen dhe përkujtohet cdo vit në të gjithë botën.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›