E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e pare Pas party-t William e Kate gezohen per muajin e mjaltit

Per vendin se ku do te kaloje muajin e mjaltit - duka dhe dukesha e re e Kembrixhit sic mund te prezantohen ata pas marrjes se ketij titulli me celebrimin e se premtes- ka pasur vetem hamendesime ne Britanine e Madhe diten e shtune. Destinacioni i vendit per muajin e mjaltit eshte surprize edhe per Kate. Dihet se Princi William ka marre leje dy jave nga profesioni i tij si pilot per raste emergjence.

Spekulime ka pasur mjaft ne media. Vendet qe permenden jane Australia Jordania Kenia ishujt Karaibe. Por fillimisht u festua.

Naten e pare te marteses cifti e kaloi ne pallatin Buckingham pas nje feste te madhe. Festa u be ne sallen me te madhe te ballos qe ka Buckingham qe eshte edhe pallati me i madh i mbreteroreve me 775 dhoma. Ne party-n ne Buckingham Palast ne Londer ishin ftuar rreth 300 pjestare te familjeve dhe miq te ciftit te sapomartuar.

Bildunterschrift Pas martese ne shetitje me makine

Nusja nderron fustan - dhendri me smoking

Nga dritaret e pallatit degjoheshin tingujt e forte te muzikes. Ne meny duket se ka pasur karkaleca dhe si gjelle kryesore mish qingji. Vellai i princit te sapomartuar ka kembengulur qe pastaj te serviren edhe sandvice me proshute dhe sallam shkruajne mediat. Edhe akullorja nuk iu ka munguar te ftuarve.

Ndersa nusja e nderroi fustanin e nuserise me nje fustan te ri dekolte te bardhe dhe pa menge po ashtu i pergatitur nga stilistja Sarah Burton. Fustani i mbremjes ishte prej atllasi te bardhe. Fustani i festes i Kate ishte i ngushte ne bel ndersa pjesa e fundit ishte ne forme verefi valavites. Ndersa William ne vend te uniformes kishte veshur smoking.

Shenjat per pranimin e Kate Midletton ne familjen e saj te re jane te mira. Prinz Charles e cilesoi Kate si vajzen qe nuk e kishte pasur. Ne jemi te lumtur qe e kemi ate citohet Charles ne media. Ndersa William ka theksuar dashurine e tij per familjen dhe per gruan e tij.

Autor AG/Lindita Arapi

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›