Dita e pare e Llalles kryeprokuror
E marte 11 Dhjetor 2012 1539
Dita e pare e Llalles kryeprokurorNe oren 0750 minuta eskorta e prokurorit te ri te pergjithshem mberriti pa zhurme ne seline e organit te akuzes qe ndodhet ne zonen e njohur si 9-kateshe.
Tre oficere te gardes shoqeronin nga afer Adriatik Llallen shefin e akuzes. Me kryeprokurorin takohemi ne hyrje te godines ku pritet te punoje per 5 vitet e ardhshme. Me pas ai ngjitet ne zyren qe ka perdorur edhe paraardhesja Ina Rama. Ajo ndodhet ne katin e dyte te pjeses ballore te selise. Keto jane pamjet e para te zyres ku punon kryeprokurori. Ajo ka nje paradhome nje salle te madhe dhe nje ambient privat. Dosja e pare qe i mberriti ne tavolinen e punes zotit Llalla ishte korrespodenca e zyres se Kryeprokurorit me institucionet ne varesi ato homologe apo kerkesa te vecanta. Jane aty informacionet kryesore per te nisur diten e pare te punes emra nen hetim per krim te organizuar trafiqe korrupsion persona nen pergjim dhe detaje te perzgjedhura per tiu komunikuar shefit te akuzes. Shqyrtimi i ketyre dokumenteve konsumon oret e para te dites. Prezantimi me drejtoret kryesore te prokurorise i parashikuar per paradite eshte zhvendosur ne kohe. Presidenti i Republikes Bujar Nishani autoriteti qe perzgjodhi juristin Llalla per postin e rendesishem e pret ne takim ne oren 11.00. Kamera qendron vetem pak minuta ne biseden mes Nishanit dhe LLalles ndersa i gjithe takimi nuk ka zgjatur me shume se 30 minuta. Mesohet se kryetari i shtetit ka kerkuar qe institucioni i Prokurorise te jete i pavarur dhe jashte cdo ndikimi nga politika apo aktore te saj. Duke folur edhe nen profilit e kreut te KLD Presidenti nenvizoi domosdoshmerine e reformave ne Prokurori per te rritur besimin e qytetareve dhe vete prokuroreve ne sistemin e drejtesise. Mesazhi i perseritur i Kryeprokurorit eshte forcimi i besimit ne opinionin publik te institucionit te centralizuar. Duke besuar se i njeh mjaftueshem pjesen me te madhe te Prokuroreve madje edhe ata qe thyejne ligjin sic ka deklaruar pak dite me pare zoti Llalla i eshte rikthyer tryezes se punes per te nisur nje sfide qe e kishte lene ne mes 4 vite me pare kur u terhoq perkohesisht per te drejtuar Inspektoratin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive.
Komente
Facebook