Dita e punëtorëve, “festë” jo protestë/ Tubim modest në Tiranë, kërkesa për kushte më të mira pune

TIRANË- Grupe punëtorësh, të fasonerive, punonjës të pastrimit, call center dhe përfaqësues të sindikatave te ndryshme u mblodhën në këtë 1 maj në sheshin Nënë Tereza, me pankarta të ndryshme në duar.
Kërkesat e tyre ishin disa, në thelb respektimin e kodit të punës.
Në ditën kur lëvizjet sindikaliste protestojnë ne gjithë globin për të drejtat e punëtorëve, sheshi thuajse bosh plot, reflektonte ditën e pushimit zyrtar. Me shume si një festë, sesa proteste.
“Ka mbetur që në diktaturë si ditë feste, por nuk duhet të jetë kështu”, tha ai.
Pas protestës gati një ore, një pjesë e protestuesve te paket, iu bashkuan tubimit elektoral të Adriatik Lapajt, pak metra më tej.
E vetmja parti qe ne ketë fushate, qofte edhe ne sipërfaqe, tregoi vëmendje ndaj punonjësve ne 1 maj.