E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dita e sotme do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat me rritje

Fluksi i rrymave ajrore të paqëndrueshme po ushtrojnë aktivitetin e tyre në Mesdhe duke mbajtur reshje shiu në fundin e pranverës.

E Premte, 31 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu lokale në veri. Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      10/25°C

– Zonat e ulëta       14/27°C

– Zonat bregdetare 16/27°C

Kosova për dt. 31 Maj 2024 do të ketë kthjellime ,vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C – 14°C në mëngjes deri në 22°C –24°C gradë Celsius në mesditë.

E Shtunë, 01 Qershor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare. Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 8 -15 msek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      10/26°C

– Zonat e ulëta       14/29°C

– Zonat bregdetare 16/27°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›