E Martë, 3 Nëntor 2026

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, rriten temperaturat

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët me alternime vranësirash mesatare deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 9m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 18m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat:

Në zonat malore 0 deri 18°C;

Në zonat e ulëta 2 deri 24°C;

Dhe në bregdet  6 deri 23°C.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›