E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e zgjedhjeve sukses dhe progres per sigurine

Komandant i KFOR-it gjenerali Erhard Buhler pas mbylljes se vendvotimeve e ka vleresuar diten e zgjedhjeve ne pergjithesi si te suksesshme per sigurine dhe stabilitetin ne Kosove.
Situata ne diten e zgjedhjeve ne Kosove ne pergjithesi ishte e qete dhe stabile ku nuk eshte raportuar ndonje dhune e rendesishme. Nuk kishte asnje shqetesim apo crregullim te madh publik. Ne parim gjendja e sigurise ishte nen kontroll te Policise se Kosoves qe u mbeshtet nga policia e EULEX-it. Nje numer i madh i ushtareve te KFOR-it ishte dhe ende eshte ne gatishmeri dhe i perkushtuar qe te mbeshtese forcat policore nese kerkohet. Dita ne pergjithesi ishte nje sukses dhe progres per sigurine dhe stabilitetin ne Kosove. Por denohet demtimi i qellimshem i shtepise sone te Ekipit per Nderlidhje dhe Monitorim ne Zubin Potok dhe eshte e qarte se ky krim eshte kryer per te frikesuar votuesit tha Buhler.

Behet e ditur se pas procesit te kujdesshem te planifikimit se bashku me Policine e EULEX-it dhe PK-ne KFOR-i ka zbarkuar 1.140 ushtare ne vende te ndryshme prej nga me paralajmerim te shkurter mund te arrijne shpejte ne cdo pike me potencial per te shkaktuar telashe. Pothuajse te gjithe helikopteret e KFOR-it ishin te gatshem per transportimin e tyre.
Shtabi i Pergjithshem ne Prishtine dhe ne Grupet Shumekombeshe Luftuese kane qene dhe jane me efektiv ne monitorimin e cdo situate ne zona te ndryshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›