E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dita kombëtare e trashëgimisë kulturore, artizanet kuksiane po mbajnë gjallë traditën

Sot përkujtohet  Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore ku gjate gjithë javës nuk kanë munguar  aktivitetet e  ndryshme kulturore, që në bazë të saj ka përcjelljen e vlerave kombëtare. Në Kukës vëmendjen më të madhe sa i përket Trashëgimisë Kulturore  e marrin gratë artizane  të cilat përmes punimeve të tyre jo vetëm po mbajnë gjallë traditën kryesisht lumjane por dhe po mundohen ta përcjellin tek brezat e rinj.

29 shtatori është dita përkujtimore e trashëgiminë kombëtare shqiptare, pjesë e trashëgimisë evropiane, kur të gjitha vlerat e saj materiale e shpirtërore synohen të ruhen me fanatizëm  për t’ua përcjellë brezave si dëshmi e identitetit kulturor dhe evropian.

Gazetare Shkurte Elezaj

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›