Dita kur e bënë kurban gjeneral Bajramin
Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.
Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.
Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.
Irani ka deklaruar se është i gatshëm të rihapë Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse Shtetet e Bashkuara pranoj...
14:11
Dita kur e bënë kurban gjeneral Bajramin
Lapsi.al 4 June 2022
Ashtu sikurse pritej emri i presidentit të ri do të përzgjidhej, vendosej, madje dhe shpallej nga një njeri i vetëm, ai që kontrollon gjithçka në këtë vend. Dhe sapo Edi Rama, shqiptoi në mënyrë të beftë, emrin e Bajram Begës, si kreun e ardhshëm të shtetit, komentet pro dhe kundër vërshuan menjëherë. Disa ngrinin atributet e një ushtaraku që kishte në xhep edhe diplomën e mjekut. Ata që shkonin më larg, flisinin për një zgjedhje të servirur nga përtej oqeanit, ku me cilësinë e Shefit të Shtabit të Përgjigjshëm, Bajram Begaj kishte vizituar vetëm pak ditë më parë Pentagonin.Lexo më tej:Rama nxjerr nga mënga presidentin: Gjeneral Bajram BegajTë tjerë shihnin krejtësisht të kundërtën. Për ata ai ishte thjesht gjenerali, që nuk i mbrojti dot territoret e shenjta të ushtrisë shqipëtare, nga grykësia e binomit qeveritarë- oligarkë, që shpesh në mënyrë të paligjshme kanë zaptuar pronat e repartave ushatrke dhe porteve, në heshtjen e plotë të shtabit të përgjithshëm, madje duke anashkaluar edhe nënshkrimin e detyrueshëm të atij që gjeneral Begaj do ti zërë pas disa ditësh vendin.
Ata që e mbronin këtë version, pra portretin e një kukulle, që vë pushtetin mbi ligjin, i frynë më tepër kësaj hipoteze, kur panë sjelljen e mëshirueshme të ushtarakut të lartë në zyrën e kryeministrit. Përunjësia me të cilën ai falenderonte bamirësin, gjuha e nënshtruar e trupit dhe qëndrimi si i një kadeti para eprorit, e përforcuan idenë fikse se në presidencë po ngjitej një vasal i Edi Ramës.Në fakt, për të thënë të vërtetën është shumë shpejt të vësh bast për secilin nga versionet. Ata që mendojnë se Bajram Begaj është sot në lartësinë e postit që do të marë mund të përgënjeshtrohen. Historia ka treguar se pesha e pushtetit thyen edhe karaktere të forta, që më parë kanë ditur ti’a dalin me sukses sfidave të jetës që pak njerëz i përballojnë me lehtësi. Por, po ashtu edhe e kundërta është e vërtetë, njerëz të destinuar për të qëndruar në hije dhe në dukje pa ambice të mëdha, lartësia e detyrës shpesh i ka sublimuar dhe i ka bërë të duken ashtu sikurse as vetë nuk e kishin imagjinuar të ishin. Pra, në këtë kuptim, e shkuara e gjeneral Bajramit, nuk përbën një garanci për të imagjinuar presidentin e ardhshëm Begaj. Ai i ka premisat për një histori suksesi, po ashtu si edhe ato për një dështim spektakoar. Ama një gjë e vetme është përcaktuar prej sot kur ai ende se ka marrrë ende detyrën. Ajo është njëherë e përgjithmonë e pakthyeshme. Dita kur ai tha “PO” nuk mund të zhbëhet më. Dhe kjo ditë e vuri atë në pozitë tejet të pakëndshme. Ai, jo vetëm që nuk do të jetë një president i zgjedhur në mënyrë konsensuale, çka që e bën shumë më të lehtë detyrën e një kryetari shteti mbi palët, por ai nuk do të jetë as një figurë e dalë në rrugë demokratike, nga ekuilibri i forcave dhe nga debati i brendëshëm i rrymave të ndryshme të një shumice politike. Ai u bë produkti i një farse, që filloi me hedhjen në kuti të zarfave sekretë dhe u finalizua në një llozhë, pjestarët e së cilës duhet të dorëzonin jashtë mureve telefonat celularë.
Unë nuk dua ta besoj që deklarata në televizion e zonjës nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, e cila thotë se aprovimi i një deklarate që dënon genocidin e Mil...
Mbledhja e Partive Popullore në Roterdam po përcillet me drithërimat e tifozëve të një ndeshjeje futbolli në Tiranë. Pala e humbësve në Partinë Demokratike, të ...
Gjithmonë do të thuhen fjalë të mira për atë që ikën, por ikja e Bujar Nishanit, është e trishtë se ikën një shtetar, një politikan dhe një qytetar që emërues t...
Që prej ditës që u bë nismëtari i një rezolute të hedhur poshtë nga shumica socialiste, për dënimin e genocidit serb në Sebrenicë, në mënyrë të vazhdueshme dhe ...
Noterizimi i fitores së Sali Berishës përmes votimit të 22 majit, një vit pasi ai u fshikullua nga “non grata” amerikane, është një nga revanshet më spektakolar...
Negociatat e shtira mes grupeve parlamentare lidhur me zgjedhjen e afërt të kreut të shtetit, më shumë sesa na tregojnë se ç’profil presidenti do të kemi, po ng...
U bera kurioz per skandalin Dubai Porta Potty. Mesova gjera qe do te kisha dashur te mos i mesoja. Pashe gjera qe do te doja te mos i kisha pare. Por ...
Edi Ramës i duhet njohur një meritë: Ai e ka intuitën për të kuptuar se kur një alibi apo një gënjeshtër është e paaftë të shndërrohet në armë propogandistike. ...
Sali Berisha ka dëshmuar edhe një herë kapacitetin e tij politik për ti ngritur kurthe të pa kapërcyeshme kundërshtarëve. Ai e detyroi sot kopenë e deputetëve s...
Disa ditë pas asamblesë kombëtare të partisë në pushtet, lajmi i vetëm që mbizotëroi peisazhin mediatik ishte ai i “mërzisë” së liderit suprem me punën e SPAK. ...
Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur
Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.
Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.
Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë
Gjithçka e lehtë për Real Madrid, që në javën e njëmbëdhjetë të La Liga triumfon me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Racing Santander, i likuiduar që në 45 minutat e para.