E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita ndërkombëtare e vajzave në TIK, AKSK organizon konferencë për fuqizimin e vajzave në teknologji

International Telecommunication Union në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike kanë zhvilluar në Tiranë nje konferenc për Diten Ndërkombëtare të Vajzave në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit 2026.

Ky aktivitet mblodhi përfaqësues të International Telecommunication Union, Kombet e Bashkuara dhe institucioneve të ndryshme vendase e ndërkombëtare, po ashtu, e pranishme ishte edhe Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu.

“Progresi i vërtetë nuk është vetëm çështje algoritmesh është çështje aksesi dhe mundësish të barabarta. Në këtë drejtim, e-Albania nuk është vetëm një platformë shërbimesh publike, por edhe një instrument që garanton akses të barabartë në shërbimet digjitale. Kjo ka ndikuar ndjeshëm në fuqizimin e grave në ekonomi dhe biznes”, tha Koçiu.

Kreu i AKSK theksoi rëndësinë e transformimit digjital si një proces kyç në zhvillimin e vendit.

“Duhet të investojmë në kapitalin njerëzor, veçanërisht në përfshirjen e vajzave dhe grave në ekosistemin digjital, dhe të sigurohemi që gjenerata e ardhshme e liderëve digjitalë të pasqyrojë diversitetin e shoqërive që ata përfaqësojnë”, tha Bledar Kazia.

Gjatë aktivitetit theksi u vu tek ndërtimi i një shoqërie digjitale të sigurt, gjithëpërfshirëse dhe rezistente.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›