E Martë, 3 Nëntor 2026

Ditë historike për shqiptarët në Mal të Zi, inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin

Në Ulqin u inaugurua sot Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë. Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë ministri Igli Hasani dhe homologu malazez Ervin Ibrahimović .

“Ndjekim me përkushtim zhvillimin dhe mirëqenien e shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Komuniteti shqiptar në Mal të Zi, faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe bashkëjetese. Mbështesim rolin shqiptar dhe inkurajojmë përfaqësimin e shqiptarëve në të gjitha nivelet e jetës institucionale”, tha Hasani.

Sipas ministrit, konsullata në Ulqin është dëshmi e raportit të veçantë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

“Me Malin e Zi ndajmë të njëjtin vizion për integrim evropian, të angazhuar për një të ardhme më të fortë. Konsullata, nyje kyçe për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha nivelet me Malin e Zi”, tha Hasani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›