E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ditë magjike për mundjen shqiptare, Valiev një fitore larg medaljes, Dudaev kualifikohet në çerekfinale

Shqipëria shpreson te medalja në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Mundësi Chermen Valiev, që përfaqëson flamurin kuqezi, është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë.

Mundësi i Shqipërisë, fitoi ndaj bjellorusit Mahamedkhabib Kadzimahamedau me rezultatin 12-2, në kategorinë deri 74kg.

Valiev u mposht të premten nga Zhamalov në çerekfinale, por ky i fundit u kualifikua në finalen e madhe dhe në bazë të rregullores, sportistit kuqezi iu hap rruga për të dueluar për medaljen e bronztë. Ai e fitoi ndeshjen e parë dhe nëse ia del të triumfojë edhe ndaj Viktor Rassadin nga Taxhikistani, do i siguronte Shqipërisë medaljen e parë olimpike.

Sukses regjistroi edhe mundësi tjetër që përfaqëson vendin tonë. Islam Dudaev, u kualifikua në çerekfinale, pasi mposhti pa shumë probleme Gaku Akazawa me rezultatin 10-0.

Mundësi i Shqipërisë, do të kërkojë të kalojë më tej, për të shpresuar te medalja për peshën deri 65kg.

/a.r

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›