E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ditë me diell, temperaturat do të jenë pa ndryshime

Muaji korrik do të mbyllet me anomali ekstreme klimatike për shkak te Anticiklonit afrikan i cili po dominon kontinentin evropian.

E Martë 30 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat lindore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      22/37°C

– Zonat e ulëta      22/41°C

– Zonat bregdetare 24/38°C

Kosova për dt. 30 Korrik 2024 do të ketë kthjellime.  Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 18°C –21°C në mëngjes deri në 32°C –35°C gradë Celsius në mesditë.

E Mërkurë 31 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      20/34°C

– Zonat e ulëta      22/40°C

– Zonat bregdetare 24/37°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›