E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ditëlindja e parë pa Kadarenë/ Begaj: Krenarë për vendin që ka zënë në panteonin e letërsisë dhe kulturës botërore

Presidenti Bajram Begaj vlerësoi veprën e shkrimtarit Ismail Kadare si një dëshmi për lashtësinë e shqiptarëve dhe identitetin evropian. Në një mesazh për datëlindjen e shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar, Presidenti Begaj shprehet: “Kadare do të jetojë për t’i treguar botës mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, dramën historike, krenarinë dhe vitalitetin e kombit tonë”. Mesazhi i plotë i Presidentit: “Sot, në datëlindjen e parë të Ismail Kadaresë pas ndarjes së tij nga jeta, ne ndihemi krenarë që gjeniu shqiptar i letrave ka zënë një vend të nderuar në panteonin e letërsisë dhe kulturës botërore. Me prozën dhe poezinë e vet, ai i prezantoi botës autenticitetin dhe lashtësinë e ekzistencës sonë kombëtare. Kadare dëshmoi në çdo faqe të veprave të tij forcën titanike, sakrificat dhe përkushtimin e popullit tonë për të qenë pjesë e kulturës evropiane dhe botës progresiste. Për aq kohë sa lexuesit në mbarë botën do të vijojnë të lexojnë librat e tij, Kadare do të jetojë për t’i treguar botës mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, dramën historike, krenarinë dhe vitalitetin e kombit tonë”/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›