E Diel, 1 Nëntor 2026

Ditëlindja e parë pas ndarjes nga jeta e Shpat Kasapit, Selvija publikon videon prekëse: Të prita gjithë ditën të vije

Selvije Jao e ka përjetuar ditëlindjen e saj të parë pa bashkëshortin, këngëtarin Shpat Kasapi, një mungesë që ia ka bërë këtë ditë veçanërisht të dhimbshme.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka ndarë një video nga një festë e kaluar, ku Shpati shfaqet pranë saj duke e surprizuar me rastin e ditëlindjes.

Postimin, Selvija e ka shoqëruar me një dedikim kushtuar bashkëshortit të ndjerë, duke sjellë në vëmendje mënyrën se si ai kujdesej që kjo ditë të ishte gjithmonë e veçantë për të.

“Sado angazhime të kishe, sado momente të vështira të kishim kaluar, edhe kur jeta na sfidonte aq shumë, ti prapë nuk e harroje këtë ditë. Ti prapë dije si ta bëje ditën time festë”, shkruan Selvija.

Kësaj here, kujtimi i Shpat Kasapit ka qenë pjesë e ditëlindjes së Selvijes, e cila e ka kaluar këtë ditë pa praninë e bashkëshortit të saj.

Lajme të ngjashme:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›